Kategorite



Rreth Qytetit: Lezha

  

Nga anët e kalasë zbresin deri poshtë në Dri muret e vjetra që dëshmojnë për një jetë të këtij qyteti që në kohë të hershme. Veç mureve të vjetra, mureve të kalasë mesjetare, Lezha ka një bregdet të mrekullueshëm me plazhet e Ranës së Hedhun, Shëngjinit, Vainit, Kunes dhe Tales. Ka malet që e rrethojnë si kurorë dhe që mund të jenë padyshim në një të ardhme të afërt potenciale turistike. Ka edhe një fushë të Zadrimës të mbushur plot e përplot me gjurmët e historisë së mesjetës, me gjurmët e atyre priftërinjve që bënë qëndresë dhe krijuan atë çka mund të quhet Rilindja Arbëreshe. Të mbushur plot e përplot me gjurmët e qyteteve të vjetra që dikur lulëzonin e tashmë janë fshatra të vegjël o rrënoja. Por në Lezhë ka një kishë, kisha e Shën Eufemisë në Kallmet që mund të quhet pa frikë simboli i Rilindjes Shpirtërore të shqiptarëve. Zoja e Bekueme e kësaj kishe është një nga ato vepra që dëshmon se ne jemi një komb që artin dhe shpirtin i kemi të njehsuara.

Monumentet e Kultures