Monumentet e Kultures

Kalaja e Petrelës


Kalaja e Petrelës, 12 km në lindjë të tiranës përgjatë SH3 Tiranë – Elbasan, daton në shekullin e katërt para Krishtit. Kjo kala u rindërtua në shekullin e XIII nga Topiajt duke marrë pamjen aktuale dhe më vonë kaloi në pronësi të Kastriotëve. Gjendte në zonë më piktoreske të Tiranës, ku një numër ndërtesash të reja mundohen të marrin formën e saj. Edhe pse në një shpatinë të rrëpirë vlen të vizitohet jo vëtm për vlerat historike por edhe për panoramën e mrekullueshme dhe ajrin e pastër.

Parku kombëtar i Malit të Dajtit


Parku kombëtar i Malit të Dajtit (1966) qëndron si kurorë përmbi qytet duke arritur në 1613 metra lartësi me bzën në 300 metra nga niveli i detit. Në këtë mal ka mbi 26 lloje drurësh dhe shkurresh pyjore, të cilat mbulojnë rreth 80 % të territorit. Në Dajt ka një seri lehtësirash për turizmin dhe është instaluar një teleferik që niset nga Kinostudio dhe për pak minuat të ngjit atje ku shihet një panoramë marramendëse. Ndërkohë që në dajt mund të ngjiteni edhe me makinë.

Piramida


QNK, Qendra Nderkombetare e Kultures, ose e njohur me mire si Piramida eshte ndertuar ne fund te viteve '80 per te mbajtur varrin e Enver Hoxhes. Por pas nderrimit te pushtetit, Piramida nderroi destinacion duke u kthyer ne seli te disa televizoreve dhe ne salla alternative per monumentet e tjera te kultures. Gjendet ne bulevardin Deshmoret e Kombit.

Ura e Tabakeve


Ura e Tabakëve që daton në fillimin e shekullit të 20-të është një urë monumentale poshtë të cilës nuk kalon më ujë por që të mahnit me bukurinë e saj të thjeshtë. Gjendet në bulevardin Gjergj Fishta, përballë Paralmetit dhe perballe xhamise se Tabakeve.