Kategorite



Rreth Qytetit: Tirana

  

Tirana është pa asnjë mëdyshje zemra e Shqipërisë. Të gjitha rrugët të nxjerrin në Tiranë ka kuptim fjalë për fjalë në këtë rast. I gjendur në qendër të vendit edhe fizikisht, qyteti i Tiranës zgjerohet përditë dhe merr përmsat e një metropoli në plot sensin e fjalës. Në Tiranë është normale të degjosh në rrugë gjuhë nga më të ndryshmet, është normale të shohesh fytyra nga të gjitha rracat, është normale të jetosh në qejfin tënd pa problem se dikush do të flasi për ty. Dhe kjo është e rëndësishme. Në Tiranë ka plot monumente të kulturës, ka një natyrë të mrekullueshme, por monumenti kryesor që i ofrohet dikujt është Tirana. Me rrugën “Myslim Shyri” apo “Ismail Qemali” apo “D. e 14 Shkurtit”, me bulevardet e saj, me tregun çam, me tregun e madh, me rrugën e Dibrës plot me dyqane kineze apo me malin e Dajtit.

Tirana gjendet në  41.33°veriore, 19.82°lindore, është fillimi i rrugëve Europiane E762 dhe E852, aty nisin rrugët kombëtare SH1, SH2, SH3, SH32 etj, në Tiranë hyhet nga Lapraka për ata që vijnë nga porti i Durrësit (50 km larg) dhe aeroporti i Rinasit (25 km larg) si dhe ata që vijnë nga veriu i Shqipërisë, Hani i Hotit (Mali i zi) është 150 km larg ndërsa Morina (Kosova) është 180 km. Nga Bllata (Maqedoni, 180 km) hyhet gjithashtu nga Lapraka deri sa të përfundojë rruga e Arbrit që do e ketë hyrjen në Kinostudio. Ndërsa ata që vijnë nga juglindja hyjnë nga Sauku nëpërmjet SH3 ku Qafë Thana (Maqedoni, ) është 160 km, ndërsa Kapshtica (Greqi,) 250 km. Ata që vijnë nga jugu hyjnë si nga Lapraka ashtu edhe nga Kombinati. Në jug Porti i Vlorës është 130 km ndërsa Kakavija (Greqi), 205 km.        

Monumentet e Kultures