Punoni me ne
Puna që ne kemi ndërmarrë është jashtëzakonisht e madhe, thuajse e pamundur, por ne besojmë se do t'ia dalim. Për këtë kemi nevojë edhe për bashkëpunimin me të gjithë ata që janë të interesuar të promovojnë aktivitetin, qytetin e tyre, apo të gjithë Shqipërinë.
Faqja jonë ka nevojë për një person në secilin qytet të Shqipërisë, i cili të na mbajë në kontakt për oraret që qyteti i tij ka. Ne kemi përgatitur hapësirën web për çdo qytet të Shqipërisë, në të cilën shpresojmë që së shpejti të jenë oraret e secilit qytet.
Që faqja jonë të funksionojë rregullisht dhe në maksimumin e asaj për të cilën është programuar duhet të kemi:
- Një tekst përshkrues për secilin qytet, nga njerëz që e njohin qytetin dhe e dinë çfarë ofron ky qytet për vizitorët dhe për vendasit.
- Një listë të orareve të transportit të qytetit tuaj, atij urban nëse ekziston, atij lokal që lidh qendrën me fshatrat, atij ndërqytetas që lidh qytetin me qytetet e tjera, nëse ka linja ndërkombëtare, trenat nëse janë, mundësisht nëse linjat ekzakte nuk ekzistojnë por kryhen me furgona taxi edhe për to një shpjegim.
- Kontakt i vazhdueshëm që të na informojë për aktivitetet e ndryshme artistike e kulturore që kryhen në zonën tuaj, si: koncerte, festivale, panaire, ekspozita, etj., në kohë reale dhe të saktë.
- Për një listë të mirëformuar të aktiviteteve të ndryshme të lidhura me turizmin dhe udhëtarët në zonën tuaj si hotele, bare, restorante dhe ambjente të tjera dëfrimi.
- Kontakt i vazhdueshëm që të na informojë në kohë reale për aktivitetet sportive të qytetit tuaj.
Nëse mendon se je personi i duhur për promovimin e qytetit tënd kontakto:
Hekuran KokaE-Mail: info@oraret.com
Tel: 00355 68 38 70 428
Uldedaj - Liss Bussines Center, kati II,Sheshi "Beselidhja", 4501, Lezhë








