Rreth Nesh

Faqja oraret.com është faqe informacioni e konceptuar si shërbim publik. Informacioni që përmban është mbledhur nga ne me kujdes, por jo çdo informacion që gjendet në faqe është totalisht i saktë. Kjo edhe për shkak të vështirësisë së mbledhjes së informacionit, edhe për shkak të mosbashkëpunimit nga të tjerë që na krijon boshllëqe apo pasaktësi në informacion. Sidoqoftë, para se ta hedhim materialin në faqe e kontrollojmë disa herë. Shpresojmë që t'ia arrijmë të jemi edhe më të saktë dhe më të plotësuar në vazhdim. Ndërkohë që falendërojmë të gjithë ata që kanë besuar tek ne dhe kanë pranuar të bashkëpunojnë.

Të gjitha informacionet që janë në faqe janë publikuar falas dhe gjithçka që i përket informimit publik do të publikohet falas. Prandaj për të vendosur oraret e aktivitetit tuaj në faqe mjafton një e-mail apo telefonatë dhe mundësia e verifikimit të lajmit.

Për të plotësuar faqet me informacion, sidomos për rrethe të veçanta kemi shumë nevojë për bashkëpunëtore, P\për njerëz korrektë që kanë aftësi komunikimi dhe që besojnë tek puna që bëjnë.

Materiali në faqe është punë e jona, e mbrojtur nga copyright, përdorimi është i lirë, por nëse e përdorni ju lutemi t'i jepni kredi faqes oraret.com.

Grupi i punës së faqes oraret.com përbëhet nga të rinj që besojnë së pari në të ardhmen e Shqipërisë dhe me tej në konsolidimin e jetës kulturore, në rregullsinë e perditshmërisë shqiptare. Mendojmë se puna jonë do ndihmojë disi në ndërtimin e axhendave, në lehtësimin e udhëtimit, në dhënien e informacionit turistik.

Ju faleminderit!